×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    O’Brien: Fshehja e koronavirusit do të hyjë në histori, do t’i shkojmë çështjes deri në fund

    FrontOnline
    24 Maj 2020

    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik i bëri shpërthimit të termocentralit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986.

    Këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien tha se Pekini e dinte qysh në nëntor se çfarë po ndodhte me virusin, i cili e kishte origjinën në Wuhan, por gënjeu Organizatën Botërore të Shëndetit dhe i pengoi ekspertët e huaj që të merrnin informacion.

    “Ata lëshuan në botë një virus që i shkaktoi Amerikës triliona dollarë humbje ekonomike dhe tani na duhet të shpenzojmë për të mbajtur gjallë ekonominë tonë, për t’i mbajtur amerikanët në punë gjatë kësaj pandemie,” tha O’Brien për televizionin NBC, raporton Zëri i Amerikës.

    “Fshehja që ata i bënë virusit do të hyjë në histori, së bashku me Çernobilin. Dhjetë ose 15 vjet më vonë do të shohim një program special në HBO për këtë temë,” tha ai duke iu referuar një miniseriali televiziv.

    Katastrofa e termocentralit bërthamor të Çernobilit në ish republikën sovjetike të Ukrainës shkaktoi një rrezatim bërthamor që çoi në vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda pak javësh dhe detyroi dhjetëra mijëra të tjerë të largohen.

    Me shumë vonesë Moska tregoi më në fund përmasat e tragjedisë, të asaj që vlerësohet si aksidenti më i rëndë bërthamor në histori.

    Presidenti amerikan Donald Trump është ankuar në mënyrë të përsëritur për trajtimin që Kina i bëri shpërthimit të koronavirusit.

    Kina i ka mohuar akuzat dhe kryediplomati i saj akuzoi të dielën Shtetet e Bashkuara se po përhapin gënjeshtra.

    “Ky është një problem i vërtetë dhe po i kushton Amerikës dhe botës mijëra e mijëra jetë njerëzish sepse informacioni i vërtetë nuk u lejua të dilte,” tha O’Brien.

    “Çështja u fsheh, por një ditë ne do t’i shkojmë asaj deri në fund,” tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.