×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata më Covid-19 në Kosovë: Tre pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

    FrontOnline
    24 Maj 2020

    Në Klinikën infective të QKUK’së për momentin janë të shtrirë nëntë pacientë të prekur me Covid-19. Tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, një pacient nga këta është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    “Janë 9 pacientë me Covid pozitiv, tre prej tyre janë në mjekim intensiv dhe njëri prej tyre është i intubuar. Ndërsa në repart një pacient është në gjendje më të rëndë me oksigjenoterapi”, ka deklaruar infektologia e QKUK’së Vera Ndrejaj.

    E Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të shtunën shtatë raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 306 testeve.

    “Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, është thënë në njoftim.

    Po të shtunën është bërë e ditur se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton ky virus, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 785.

    Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,032 raste me koronavirus.

    Prej tyre, 29 pacientë kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.