×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Prizrenit bën identifikimin e zyrtarëve që kontaktuan 12 policët e infektuar me COVID-19

    FrontOnline
    23 Maj 2020

    Pas rastit të parë të zyrtarit policor në rajonin e Prizrenit, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vendosi t’iu bëjë testet edhe 40 policëve të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin policor.

    Gjatë ditës së djeshme IKSHPK testoi 20 policë, prej tyre 12 zyrtarë policorë rezultuan pozitivë me COVID-19.

    Në lidhje me këtë Policia e Rajonit të Prizrenit, është duke marr masat e identifikimit të personave tjerë që kanë pasur kontakt me këta 12 zyrtarët policorë të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19.

    Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

    Sipas tij, ata do ta përpilojnë listën e këtyre personave dhe do t’ia dërgojnë IKSHPK-së.

    Siç tha ai, iu mbetet Institutit të vendosin nëse do t’i testojnë edhe këta persona.

    “Ne si administratë jemi duke i marr masat e identifikimit të personave që kanë pasur kontakt me këta 12 policë që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, pastaj vendos Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nëse do t’ua bëjë testin edhe këtyre personave apo jo. Kur ta bëjmë listën e këtyre personave do t’ia dërgojmë Institutit”, ka thënë Osmanollaj, për Telegrafin.

    Ndër të tjera Osmanollaj, tregoi se puna e Policisë në rajonin e Prizrenit, vazhdon të kryejë detyrat pa problem, pasi sipas tij, ka staf të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha detyrat në terren.

    Ndërkaq, sot pritet të testohen edhe 20 zyrtarë policorë, të cilët dyshohen që mund të kenë pasur kontakt me policin e parë, i cili rezultoi i infektuar me COVID-19.

    Ndryshe, IKSHPK gjithashtu ka bërë të ditur se dje janë shëruar 10 persona, duke çuar kështu në 782 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.