×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vëllain ia arrestuan për kultivim droge, PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Fushë Arrëzit

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Partia Demokratike, dega Pukë ka reaguar lidhur me arrestimin e Albert (Arben) Tuci në Fushë-Arrëz, i cili akuzohet për kultivim dhe trafik droge, pas operacionit të koduar Shën Mëri 2020.

    Gjatë këtij operacioni u arrestuan 19 persona për kultivim droge, por  me anë të një deklarate zyrtare, PD kërkon dorëheqjen e vëllait të tij, Fran Tucit, i cili mban postin e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit.

    “Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj banorëve të kësaj zone” – shkruhet në deklaratën e PD-së.

    Deklaratë e Partisë Demokratike, Dega Pukë:

    Të nderuar qytetarë.

    Partia Demokratike Dega Pukë , po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar Albert (Arben) Tuci ,vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

    Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.

    Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.

    Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.

    Qytetarët e  Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre. Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.