×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministria e Infrastrukturës do të investojë në Prishtinë 1.1 milion euro, dakordohen Abdixhiku dhe Ahmeti

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për projektet infrastrukturore gjatë vitit 2020 dhe 2021 në vlerë prej 1 milion e gjysmë euro me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    Abdixhiku njoftoi se do të investohet në urën e mbikalimit në hyrje të Prishtinës si dhe në kyçjen e rrethrrotullimit në Veternik. Po ashtu u nënshkruan projekte edhe për gjelbërimin e kryeqytetit.

    “Kemi në shkruar një memorandum bashkëpunimi për i investime në hyrje të Prishtinës. Në ndërtimin e urës mbikalim në hyrje të Prishtinës dhe në gjelbërim si dhe në kyçjes e rrethrrotullimit në Veternik. Këto projekte janë të paraparë për vitet 2020-2021”.

    “Kemi biseduar edhe për projekte tjera siç edh të edhe pjesa e hekurudhës. Grupi punues do të filloj punën nëse nuk kemi telashe gjatë këtij vitin do të jetë i përfunduar. Vlera e projekteve është 1 milionë e gjysmë”.

    Ndërsa Ahmeti deklaroi se në rrugën në Veternik kanë pasur telashe si shkak i shembjes së dheut, por do të përfundoj në një periudhë 40 ditore, raporton EO.

    Ahmeti potencoi se shumë shpejt do të bëjë zgjidhjen edhe për lidhjen e rrethit të Fushë-Kosovës me lagjen” Arbëria”.

    “Rruga e Veternikut që lidhet me Mitrovicën menaxhohet nga ministria e Infrastrukturës, kemi pasur telashe në shembjen e dheut. Do të jetë një periudhë 40 ditore për përfundimin e projektit. Shumë shpejt do ta kemi zgjedhjen e ofruar nga ministria edhe me lidhjen e rrethit të Fushë-Kosovës me Arbërinë. Këto projekte do të përmirësojnë jetën infrastrukturore”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.