×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i rremë iftari mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    U raportua se kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë ngrënë iftar së bashku. Këtë e mohon këshilltari i Osmanit, duke thënë se mediumi që ka raportuar për iftar, ka nxjerrë një foto të moçme të dy krerëve të shtetit.

    Sipas Kupinës, fotografia që shoqëronte lajmin për iftarin, është e një darke të organizuar nga ambasadori britanik, Nicholas Abbott, në nëntor të vitit 2019.

    Këshilltari i kryparlamentares thotë se ai lajm u shfrytëzua si fushatë kundër Osmanit.

    Shkrimi i plotë:

    Në grackën e fake lajmit

    Të prodhosh fake lajme nuk është tipar i mediumeve. Por, i kompanive të regjistruara me denominimin mediume, të cilat në fakt e luajnë rolin e agjitatorëve të një kauze, qoftë ajo e klikave (monetare), apo e (dez) orientimit të opinionit.

    Ngjashëm ndodhi me një fake lajm të publikuar mbrëmë në një portal. Sakaq publiku u njoftua me lajmin sensacional për një iftar ndërmjet kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti!

    Çuditërisht, në grackën e këtij fake lajmi ranë edhe disa media serioze. Kjo shpërfaqë një simptomë të rrezikshme në fushën e medias. Atë të mos konfirmimit të lajmit.

    Me lehtësinë më të madhe, një kërkim i thjeshtë në “Google”, mund ta zbuloj faktin se “lajmi” për “iftar”, është një darkë e organizuar nga ambasadori britanik Nicholas Abbott më 14 nëntor të vitit 2019, në të cilën ndër pjesëmarrësit ishin edhe zonja Osmani me z.Kurti.

    Në kohë pandemie, një darkë pa mbajtje distance nuk imagjinohet. Një fakt vizual domethënëse për vërtetësinë e një situate.

    Nga pozicioni i këshilltarit për media të kryetares së Kuvendit, unë mbrëmë nuk kam marrë asnjë thirrje nga asnjë medium për ta verifikuar nëse ka ndodh një darkë e tillë. Ndaj, rrjedhimisht, një shkrim i botuar në një portal u shndërrua në një fushatë histerike kundrejt kryetares së Kuvendit, me të vetmin qëllim krijim të sensacionit, apo më saktë të lajmit të dëshiruar. Gazetaria nuk është projeksion dëshirash, ndaj nuk ka lajm të dëshiruar, por vetëm raportim të lajmit në kohë reale. Krejt lehtë do të ishte sikur mediat t`i përmbaheshin maksimës gazetareske, duke i bërë një verifikim të dyfishtë padehmës për një iftar sensacional. Rrjedhimisht, ishte dashtë që portalet serioze ta verifikojnë burimin e lajmit, sipas modelit: Nëse dikush të thotë se jashtë bie shi, mos i beso. Dil jashtë dhe shihe nëse po lagesh!

    Në dinamikën aktuale askush nuk do të ketë kohë të merret me fake lajme. Ndaj ka vetëm një rrugë. Konfirmim, konfirmim dhe konfirmim!

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.