×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbia rihap kufijtë, ishin mbyllur që nga 15 marsi!

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Qeveria e Serbisë vendosi të enjten për rihapjen kufijve të saj, pasi i kishte mbyllur ato më 15 mars, për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

    Më parë autoritetet serbe kërkonin, që qytetarët të cilët ktheheshin nga vendet tjera, të posedonin një test negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose në të kundërtën detyroheshin të kalonin në izolim për një periudhë 14 ditëshe.Por, kjo masë nuk do të vlejë më.

    “Pas përmirësimit të situatës me pandeminë, qeveria vendosi të rihapë pikat kufitare dhe të lejojë hyrjen e të gjithë njerëzve në Republikën e Serbisë, pa një test të detyrueshëm të koronavirusit dhe miratimin e komisionit”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Serbisë.Në kuadër të masave kundër pandemisë, Serbia gjithashtu kishte mbyllur restorante, kafene, shkolla dhe kopshte. Por, këto masa janë hequr dhe tani njerëzve u kërkohet vetëm të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maska kur janë jashtë shtëpisë.Serbia ka regjistruar rreth 11,000 raste me COVID-19, nga të cilat 237 kanë qenë fatale.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.