×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj: Qeveria t’u qëndrojë afër fermerëve të prekur nga vërshimet në Rahovec e Suharekë

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shtojë vëmendjen nga komuna e Rahovecit dhe ajo e Suharekës, të cilat janë goditur nga stuhitë e breshrit dhe shiut.

    Breshri i furishëm ka shkaktuar dëme të konsiderueshme bujqësore në këto dy komuna, duke ia vështirësuar edhe më shumë situatën në kohën kur tashmë komunat gjenden në një krizë tjetër, që është ajo e pandemisë Covid-19.

    “Rahoveci dhe Theranda, përveç përballjes me pandeminë, gjatë dy ditëve të fundit janë goditur nga reshjet e mëdha të shiut, me ç’rast nga vërshimet ka pasur dëme të konsiderueshme në bujqësi. Ndaj shqetësimin me fermerët e këtyre dy komunave, të cilëve u janë dëmtuar në masë të madhe kulturat bujqësore”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj ka përmendur edhe veprimet e tij si ish-kryeministër kur ishte gjendur në situata të ngjashme.

    “Gjatë qeverisjes sime, kam ndarë fonde emergjente për t’iu dalë në ndihmë fermerëve dhe për rimëkëmbjen e ekonomive familjare, të cilat kanë pësuar nga reshjet dhe vërshimet në të gjitha komunat e Kosovës”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook.

    Ai ka kërkuar nga institucionet qendrore që t’iu qëndrojnë afër fermerëve të dëmtuar.

    “Iu bëj thirrje institucioneve qendrore, që të qëndrojnë afër komunave dhe fermerëve në përballimin e kësaj situate”, tha Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.