
I mandatuari për kryeministër të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, sot do ta prezanton programin qeverisës të hartuar nga ekspertët e partnerëve të koalicionit.
Prezantimi i programit qeverisës për deputetët e LDK-së do të bëhet në ora 13:00 në Kuvendin e Kosovës kanë bërë të ditur burime të portalit FrontOnline Brenda kësaj partie.
“Po në ora 13:00 në Kuvend do të bëhet prezantimi I programit nga Hoti’ ka thënë shkurt ky burim.
Kujtojmë se ditë më parë anëtar të partive të koalicionit qeverisës, janë takuar për ta hartuar këtë program.
Ndërsa i mandatuari për kryeministër gjatë një konferencë për media pat thënë se programi I LDK-së do të jetë parësor./FrontOnline/