×
  • Lajme
  • Lajme

    BE nuk e kundërshton përfshirjen e Rusisë në dialog, e lë në dorën e Kosovës dhe Serbisë të vendosin

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Rusia si pjesë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë nuk është shuar asnjëherë si ide në Kremlin, por është përfolur herë më pak e herë më shumë.

    Ngritja e këtij diskutimi ditëve të fundit ka ardhur pas propozimit të ambasadorit rus në Beograd, Aleksandër Bothan Kharachenko për përfshirjen e Moskës në dialogun Kosovë – Serbi.

    Sipas Kharchenko, Rusia do të përfaqësonte interesat e Beogradit në dialog, ndërsa një propozim dhe ide e tillë nuk është kundërshtuar menjëherë as nga Bashkimi Evropian as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë pothuajse të njëjta karshi Rusisë – që të dyja tentojnë të minimizojnë mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në Ballkanin Perëndimor, por si duket të dyja ndajnë qëndrimin e njëjtë edhe sa i përket përfshierjes së Rusisë në dialogun Kosovë – Serbi.

    Në një përgjigje për lajmi.net, Bashkimi Evropian thotë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin nëse do të lejojnë edhe dikë tjetër të futet në dialog.

    “Është për palët (që do të thotë Beogradi dhe Prishtina), të bien dakord bashkërisht për pjesëmarrjen e drejtpërdrejt të partnerëve në dialogun e asistuar nga Bashkimi Evropian.”, thuhet në përgjigjen e BE-së për lajmi.net.

    Më tutje, BE ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet nëse Rusia do të mund të kontribonte në normalizimin e marrëdhënieve ose në anën tjetër në destabilizimin e situatës.

    “Sa i përket BE-së, ne po e asistojmë atë që kur dialogu ka filluar në vitin 2011 dhe po punohet drejt përfundimit të sukessshëm të dialout, të arrihet një normalizim gjithëpërfshirës dhe një marrëveshje përfundimtare që zgjidh të gjitha pyetjet e pazgjidhura.”, thuhet në përgjigjen e BE-së për lajmi.net.

    Në anën tjetër, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në mënyrë eksplicite kundër pjesëmarrjes së Rusisë në dialogun Kosovë – Serbi.

    Nga zyra e emisarit special të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Richard Grenell, nuk shprehen kundër involvimit rus në procesin e dialogut.

    Në pyetjen e lajmi.net se nëse përfshirja e Rusisë mund të sjellë përplasje në këtë proces, nga zyra e Grenellit thonë se janë të hapur për gjithkë që do të kontribuojë me ide në proces.

    “Duke iu përgjigjur pyetjeve të para, ne themi se gjithkush është i mirëpritur që të kontribuojë me ide që mund të sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet për Serbinë dhe Kosovën”, ka thënë Dick Custin, zëdhënës në zyrën e Grenell.

    Lajmi.net ka pyetur në zyrën e Grenellit edhe për deklaratat e kryeministrit Kurti, që thotë se emisari i Trumpit është duke kërkuar marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë para shtatorit, në atë formë që kjo të konsiderohet si arritje e administratës amerikane para zgjedhjeve që mbahen atje.

    Në lidhje me këto deklarata, nga Zyra e Grenellit thonë se nuk kanë ndonjë koment.

    Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është bllokuar tash e sa muaj, menjëherë pas vendosjes së taksës 100 për qind nga qeveria Haradinaj.

    Ndryshimi i qeverisë, nuk ka ndryshuar asgjë në dialog. Heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit nuk i ka kontribuar rifillimit të dialogut dhe madje ka lënduar marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Se kur do të rifillojë dialogu midis dy vendeve ende nuk dihet, por se fuqitë e mëdha janë të interesuara në një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë është tashmë e njohur.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.