×
  • Kronika
  • Kronika

    Nga një muaj paraburgim dy shtetasëve të Marokut, thyen veturat dhe vodhën gjësende me vlerë në Prishtinë

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.K. dhe M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ nga neni 315 paragrafi 1, lidhur me nenin 31  të KPRK-së.

    Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPP-së  kundër të pandehurve S.K. dhe M.G. dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

    “Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tyre, për shkak se të pandehurit janë shtetas të huaj dhe të njëjtit me qellim të shmangies nga përgjegjësia penale mund të kthehen përsëri në vendin e tyre në Marok dhe kështu mund edhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu nëse do të jenë në liri të njëjtit se mund të përsërisin veprën penale ose të kryejnë vepra të ngjashme penale.

    Të pandehurit S.K. dhe M.G. dyshohen se me datë 17.05.2020, rreth orës 09:00, me qëllim të përfitimit të tyre, në mënyrë të kundërligjshme kishin shkuar mbrapa ‘Interexit’ në Prishtinë në afërsi të QKUK-së, dhe duke vërejtur veturat e parkuara të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy persona të panjohur deri me tani, kishin filluar që me mjet të fortë fillimisht t’i thyejnë  xhamat e veturave që kanë qenë të parkuara në parking ku kishin marr  parfume, telefona dhe syze  dhe në tentim për të ikur të njëjtit janë arrestuar nga policia në oborrin e QKUK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.