×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Mitrovicës nga nesër fillon punën me kapacitetet të plota

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Mitrovicës, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.

    Fillimisht kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri, tha se pas lehtësimit të disa nga masave të vendosura si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, nga nesër me datë 19 maj 2020 do të filloj funksionimi i komunës me kapacitete të plota, dhe të gjithë zyrtarët komunal duhet të vazhdojnë punën intensivisht, me përjashtim të atyre mbi moshën 60 vjeç dhe që kanë probleme shëndetësore.

    Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj- Barani, shpalosi gjendjen aktuale me virusin COVID-19 në Mitrovicë, me ç’ rast potencoi se deri më tani janë gjithsej 19 raste pozitive me këtë virus, 2 prej tyre janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa 17 tjerë janë në vetizolim në shtëpitë e tyre, dhe të gjithë kanë gjendje të mirë shëndetësore dhe stabile. Po ashtu drejtoresha Barani theksoi se në bashkëpunim me drejtorinë për Mirëqenie Sociale këtyre rasteve u kanë dalë në ndihmë përmes pakove ushqimore dhe atyre mjekësore.

    Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, i njoftoi bordin e drejtorëve lidhur me Raportin Financiar për tre mujorin e parë të vitit 2020, për të cilin tha se planifikimi i të hyrave për Janar- Mars 2020 ka qenë 480,665.80, ndërsa inkasimi 481,757.86, që do të thotë se realizimi është arritur 100,23%. Gjithashtu drejtori Gashi përmendi edhe vendimin nga Ministria e Financave dhe Transfereve për mos llogaritjen e gjobave dhe dënimeve, edhe në raste të vonesave në Tatimin në Pronë, vendim ky i cili është i publikuar edhe në ueb faqe të komunës.

    Në fund drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, tha se pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për fazën e dytë të lehtësimit të masave, nga sot janë hapur Muzeu, Biblioteka, Qendra e Kulturës, Galeria e Arteve, ndërsa Teatri nga 1 qershori.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.