
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me coronavirus, ndërsa janë shëruar edhe 23 persona të prekur nga Covid-19, shkruan Front Online.
Rastet e reja janë nga Ferizaj, Gjilani e Prishtina.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë”, njofton IKSHPK.
Me rastet e reja, numri total i të infektuarve ka shkuar në 985, janë shëruar 736, ndërsa 29 kanë vdekur.