×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është parashikimi i motit për javën që vjen

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Mesi i javës së ardhshme pritet të sjellë shi dhe shtrëngata, ndërsa pastaj do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, shkruan Prishtina Weather.

    Në fillim të javës mbetet mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me vransira. Ndërkohë një ciklon që ndodhet mbi Mesdheun perëndimor, gradualisht po i afrohet rajonit tonë e ditën e mërkurë do të kalojë edhe mbi vendin tonë.

    Pasditen e së martës dhe ditën e mërkurë priten zhvillime të shtrëngatave me shi, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje më intenzive shiu, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

    Me kalimin e ciklonit do të depërtojnë masa më të freskët ajrore, që nga dita e mërkurë sjellin edhe rënie të temperaturave. Ditën e premte do të mbajë mot i mirë dhe kryesisht me diell.

    Pluhuri saharian me përqëndrime më të ulëta do të mbetet edhe ditëve të para të javës, e nga dita e mërkurë erërat veriore do t’a zmbrapsin në jug mbi Mesdhe. Cilësia e ajrit do të përmirësohet dhe do zbres edhe në vlera të mira.

    Ky është parashikimi :

    18.05 – Mbetet mot shumë i ngrohtë, kryesisht me vranësira. Mundësi për riga lokale shiu.

    19.05 – Kryesisht me vransira dhe shumë ngrohtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten shtrëngata të shpërndara me shi.

    20.05 – Mot jostabil. Që nga orët e hershme të mëngjesit priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

    21.05-22.05 – Të enjten më freskët, kryesisht me vransira, paradite kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Ditën e premte, mot i mirë, kryesisht me diell.

    Temperaturat minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e të premten do të zbresin deri në 8C. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 27C deri 29C, të mërkurën do të zbresin në 23C, e ditën enjte edhe deri në 16C.

    Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s.

    Me kalimin e ciklonit mbi rajon shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

    https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/2944983518882715

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.