
Prishja e Teatrit Kombëtar gjeti të papërgatitur opozitën, e cila kishte deklaruar se nuk do të lejojnte fadromat që të kryenin këtë akt.Por në ora katër mëngjesit orë kur nisën fadromat shembjen, nuk ishin mbështetësit e simpatizantët e partive të opozitare.Partitë e opozitës e kishin vendosur me rotacion që të bënin dezhurnin për mbrojtjen e teatrit.
Por në atë orar ishin të pakët ose mungonin.
Kjo çështje ka shkaktuar debate në mbledhjen e aleatëve të zhvilluar në selinë e PD-së, në ora 12:00 pas prishjes së godinës.
Ka qenë pikërisht kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, e cila në përgjigje të gazetarëve ka deklaruar se “në mbledhjen e aleatëve është diskutuar pikërisht për këtë çështje”.
“LSI, unë isha të premten, kishte dezhurnin LSI. Ditën e shtunë kush e kishte dezhurnin? Pyesni këta të aleancës të shoqërisë civile”, deklaroi Kryemadhi.
Ndërsa Basha, i cili iu bashkua me vonë gjatë pasdites në rrugën e Myslym Shyrit së bashku me Kryemadhin, shmangu pyetjet e gazetarëve se kush e kishte dezhurnin të shtunën, në natën kur policia shembi Teatrin.
“Nuk ka rëndësi kush e kishte dezhurnin, atë e kishte e gjithë opozita”, tha kryedemokrati.