×
  • Lajme
  • Lajme

    Përsëri kërkohet pezullim i punimeve në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, Alternativa i drejtohet Gjinit

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Alternativa në Gjakovë, ka kërkuar nga kryetari i Komunës, Ardian Gjini, që të pezullojnë punimet në zgjerimin e rrugës kryesore ” Nënë Tereza”.Ata i drejtohen me një kërkesë publike duke i thënë se “Mbesim me shpresën që do të reflektoni në qëndrime dhe do pezulloni përkohësisht nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës “Nënë Tereza””.Kërkesa e plotë:

    I nderuari kryetar Gjini,Sapo përfunduam një takim në mes të shumicës së subjekteve politike në Gjakovë me përfaqësuesit e bizneseve dhe banorëve të rrugës “Nënë Tereza”, ku u diskutua sërish për idenë e prezantuar nga ana juaj për zgjerimin e kësaj rruge.
    Tashmë e dini edhe zyrtarisht që kërkesa e Alternativës në vazhdimësi ka qenë prezantimi projektit, zhvillimi i debatit publik me qytetarë dhe marrja në konsiderat e komenteve të banorëve dhe bizneseve që operojnë në rrugën “Nënë Tereza”.

    Pasi që shpejtuat me fillimin e punimeve pa publikim të projektit dhe duke injoruar kërkesën e bizneseve dhe banorëve të rrugës, ne përkrahëm edhe protestën e datës 15 Maj.Për të qetësuar situatën dhe duke u munduar që edhe njëherë të ofrojmë konstruktivitetin tonë si partia më e madhe opozitare në Komunën e Gjakovës, ju lutemi që të pezulloni urdhëresën për fillimin e punimeve deri në ditën kur do të prezantoni projektin në asamble dhe para banorëve dhe bizneseve të rrugës “Nënë Tereza”.Alternativa në Gjakovë beson që egzistojnë mundësi të shumta për të zhvilluar komunikim në të mirë të interesit të përgjithshëm të qytetarëve. Andaj, nëse nesër me datë 18.05.2020 ( e Hëne) do të tentoni që t’i rifilloni punimet pa u prezantuar projekti në mbledhjen e asamblesë, atëherë si përfaqësues të qytetarëve në Kuvendin Komunal të Gjakovës, jemi të detyruar të mbështesim çdo iniciativë demokratike e cila pezullon përkohësisht nisjen e punimeve.Mbesim me shpresën që do të reflektoni në qëndrime dhe do pezulloni përkohësisht nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës “Nënë Tereza”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.