
“Pasha zotin nuk po kam hiç, qele frigoriferin këqyre a ka, do kep më kanë mbet qaty do makarona i kam tri këse makarona i kam gjet të shkolla. FSK-ja ma kanë dhanë një thes miell, se në listë nuk më ka shti Shpend Ahmeti, deri jam ardhur me marrë një kolicë, kur jam shkuar ma ka vjedh dikush miellin”.
Ky është rrëfimi i Fetije Deliaj e cila jeton në kushte shumë të rënda bashkë me djalin e saj 10 vjeçar.
Mungesa e një televizori ia ka pamundësuar djalit të saj t’i ndjekë mësimet online në këtë kohë pandemie.
“Djali është në shkollë i ka 10 vjet po duhet me shkollë, djalë po thotë o mami po e lyp ipadin që po thonë komuna i ka pru që tri herë jam lajmëruar çka u ba që djalin tim se keni shti në listë edhe djali jem me social është, dikujt 10 me ja jep e dikujt nuk është mirë, duhet me kanë njëjtë tanë, jo dikujt po dikujt jo”, tregon Fetija për sfiden e djalit të saj i cili është në klasën e 4-të.
Ajo madje tregon se prej se ka pësuar djali i saj aksident, shpesh here ajo ndihet e rrezikuar nga ai, pasi që në disa momente ai reagon dhunshëm ndaj saj.
Shpëtimi 10 vjeç, ka një apel për të gjithë ata që mund t’i ndihmojnë.
“Unë jam në klasën e katër, nuk po mundem me i ndjek mësimet online se nuk kam ipad as televizor as asgjë unë e dua një ipad edhe një shpi të mirë, Unë kam shokë veç nuk kaloj mirë këtu shpija është e keqe kur po flejë po tutna që po më hin naj bubrrec, mina ka, e kisha dashtë një shtëpi ose naj ipad ose televizor”, rrëfen për jetën e vështirë Shpëtimi teksa i mbushen sytë me lot duke kujtuar momentet rënda që ballafaqohet për çdo ditë.