×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sa më e shtrenjtë dasma, aq më të larta shanset për t’u divorcuar

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Sa më shumë para të shpenzohen për një martesë, aq më të larta janë shanset për divorc. Këto janë përfundimet e një studimi, publikuar së fundmi në CNN.

    Ishin dy profesorë të degës së ekonomisë nga Universiteti Emory, Hugo M. Mialon dhe Andrew M. Francis, ata që hulumtuan dhe realizuan një studim të hollësishëm mbi të dhënat e 3000 çifteve të martuar.

    Në mënyrë të veçantë, studimi zbuloi se martesat që kishin kushtuar më shumë se 20,000 dollarë (të dhënat janë për shoqërinë amrikane) por që këto shifra i gjejmë edhe në shoqërinë tonë, kishin një normë afërsisht 1.6 herë më të lartë divorci sesa dasmat, kostoja e të cilave kishte qenë diku tek 5000 dhe 10,000 $.

    Ky është një informacion interesant duke marrë parasysh që çiftet në Shtetet e Bashkuara shpenzojnë mesatarisht 29,858 dollarë për ditën e tyre të madhe (shifër e regjistruar në 2013) sipas të dhënave të 13 mijë çifteve.

    Të shpenzosh kaq shumë për një ngjarje jetësore është bërë si normë dhe është shndërruar në një industri të vërtetë fitimi.

    “Reklamimi i kësaj industrisë ka krijuar përshtypjen se shpenzimi i shumave të mëdha për dasmën është shenjë e angazhimit ose është i domosdoshëm që një martesë të jetë e suksesshme. Në përgjithësi, përfundimet tona japin pak prova që mbështesin këtë lidhje ! Madje sipas të dhënave kjo gjë, shkon në përpjesëtim të zhdrejtë.” tha studiuesi për CNN, shkruan living.

    Shuma e parave të shpenzuara në unazën e fejesës gjithashtu luan një rol në jetëgjatësinë e dasmës.

    Duke shpenzuar 2,000 deri në 4,000 $ në një unazë fejese do të thotë që ju keni 1.3 herë më shumë mundësi të divorcoheni në krahasim me njerëzit që shpenzojnë 500 deri në 2,000 dollarë për një unazë.

    Është e rëndësishme të theksohet se edhe autorët e studimit nuk janë të sigurtë se pse ekziston një lidhje midis shumës së parave të shpenzuara për martesën dhe shansit për divorc, por është për t’u vlerësuar si studim.

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.