
Katër persona kanë dal pozitiv me koronavirus mbrëmë në Vushtrië, prej 12 testimeve që janë bërë pas kontaktit me dy të kthyerit nga Suedia.
Sylejman Meholli, Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrisë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se të infektuarit janë familjarë.
“Sot nga Qyteti i Vushtrrisë janë testuar 12 qytetarë për Covid 19. Nga këto testime, 4 kanë rezultuar pozitiv, që janë raste kontakti (familjar) të dy rasteve të ardhur nga Suedia që rezultuan pozitiv para pak ditësh!”, ka shkruar Meholli.
Meholli ka thënë se është e dhimbshme që virusi është rikthyer sërish në qytetin e tyre, mirëpo ka shtuar se nuk ka vend për panik.
“Për të gjithë ne është e dhimbshme rikthimi i virusit në qytetin tonë, por nuk ka vend për panik. Shtabi Emergjent e ka situatën në kontrollë, por ne duhet të mësohemi të përshtatemi me virusin në mesin tonë dhe të mbrohemi nga infektimi duke mbajtur distancën dhe duke ju përmbajtur masave të rekomanduara nga institucionet e Republikës”, ka thënë Meholli.