×
  • Kronika
  • Kronika

    Aktakuzë kundër katër personave që dhunuan të miturën në Gjilan, prokuroria përshkruan rrethanat

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.I., A.A., S.L. dhe A.S, pasi që në bashkëkryerje kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur, të moshës 17 vjeçare.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit S.I., A.A., S.L. dhe A.S., më 23 shkurt 2020, në fshatin Selishtë, komuna e Gjilanit, kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur, të moshës 17 vjeçare, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri A.S., duke shfrytëzuar gjendjen e saj, me premtimin se do t’a martojë, kryen marrëdhënie seksuale me të, në shtëpinë e pa banuar të të pandehurit S.L., ku pas kësaj i njëjti iu ka thënë edhe të dëmtuarve A.A. dhe S.L., që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën.

    Pas kësaj, të njëjtit e marrin të dëmtuarën për t’a dërguar në shtëpi, ku pasi afrohen afër shtëpisë së saj, zbresin nga vetura të pandehurit A.S., S.I., S.L. dhe e mitura, me ç’rast përsëri duke shfrytëzuar pozitën e saj kryejnë marrëdhënie seksuale me të, të cilët më pas identifikohen dhe arrestohen.

    Me këto veprime, të pandehurit e sipërshënuar, në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227 paragrafi 4 nënparagrafi 4.6 dhe 4.8, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.