Autoriteti shëndetësor kinez tha të premten se mori raporte për katër raste të reja të konfirmuara me Covid-19 në territorin kinez të enjten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Të katër rastet u bartën dhe u raportuan brenda në Provincën Jilin, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në raportin e tij të përditshëm.
Gjithashtu të enjten, një rast i ri i dyshuar i importuar nga jashtë u raportua në Shanghai.
Asnjë vdekje në lidhje me sëmundjen nuk u raportua, sipas komisionit, transmeton lajmi.net.
Të enjten, 14 persona u liruan nga spitalet pas shërimit, ndërsa numri i rasteve të rënda u rrit me dy në 11.
Që nga e enjtja, rastet e konfirmuara në përgjithësi në kontinent kishin arritur në 82.933, përfshirë 91 pacientë që ende ishin duke u trajtuar, dhe 78.209 njerëz që ishin larguar pas shërimit.
Gjithsej 4,633 njerëz kishin vdekur nga sëmundja, tha komisioni.
