×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie niveli i ujit në Liqenin e Badocit, rrezikohet furnizimi 24 orë me ujë

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Liqeni i Badocit ka nisur të shterojë si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike. Niveli i ujit, ka rënë në minus 10.2 metra nga kuota normale.

    Sokol Xhafa, ushtrues detyre i kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’, tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët e Kosovës të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga Liqeni i Badocit rrezikohen që gjatë muajve korrik e tutje të mos furnizohen 24 orë me ujë.Mbi 600 mijë banorë, sipas autoriteteve, furnizohem me ujë nga Liqeni i Batllavës dhe Badocit.

    “Gjendja në Liqenin e Badocit është e rëndë. Po, furnizojmë konsumatorët me ujë si shkak i pandemisë, por situatën e kemi në nivel alarmant. Asnjëherë niveli i ujit nuk ka qenë më i ulët se tani. Ky nivel i ujit nuk garanton furnizim të qëndrueshëm për muajin korrik dhe tutje”, tha ai.Aktualisht, qytetarët e Kosovës furnizohen nga disa burime natyrore dhe artificiale të ujërave.Liqeni i Ujmanit (Gazivoda) në Zubin Potok, Batllava në Podujevë, Badovci në Prishtinë, Radoniqi në Gjakovë dhe Përlepnica në Gjilan, krahas lumenjve Drini i Bardhë në Rrafshin e Dukagjinit, Ibrit në Mitrovicë, Moravës së Binçës në Anamoravë, dhe Lepencit në jug, janë disa prej burimeve kryesore të ujit të pijshëm në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.