×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Amerika mund t’i bëjë presion Kosovës që ta lejojë përfshirjen e Rusisë në dialog

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, i vlerëson të rrezikshme sinjalet e fundit se Rusia mund të përfshihet në dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ai pret që SHBA-ja të bëjë trysni mbi Kosovën në mënyrë që të lejojë përfshirjen e Rusisë në këtë proces, por sipas tij, kjo nuk duhet të lejohet nga zyrtarët në Prishtinë.

    Serwer ka komentuar deklaratën e Dick Custinit, zëdhënësit të të dërguarit special të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, i cili ka thënë se Rusia dhe kushdo tjetër që ka ide për paqe, stabilitet e prosperitet në Kosovë e Serbi, është i mirëseradhur. Custin iu referua deklaratës së ambasadorit të Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, i cili tha se marrëveshja finale duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit të Sigurisë të OKB-së, të miratohet një rezolutë e re që do të zëvendësonte atë 1244 dhe se Rusia do të përfshihet në proces nëse e kërkon Serbia.

    “Kosova mund të ballafaqohet me presion të madh nga Shtetet Bashkuara të Amerikës për ta lejuar Rusinë të përfshihet në proces, siç mund të kuptohet nga deklarata e zyrës së Grenellit që tha se, ‘të gjithë janë të mirëseardhur’. Prishtina do të duhej të jetë e qartë dhe në mënyrë të pa ekuivokë për t’u përballur me një propozim katastrofal për ndarje”, ka thënë Serwer për Kohën.

    Ambasadori i Rusisë në Beograd, Kharcenko, ka thënë po ashtu se shkëmbimi i territoreve dhe idetë tjera “mund të vlerësohen vetëm nga Prishtina dhe Beogradi”. Sipas Serwerit, tema e shkëmbimit të territoreve i shkon për shtati Rusisë, e cila dëshiron të justifikojë aneksimin e Krimesë nga Ukraina dhe krijimin e “shteteve kukulla” përbrenda Gjeorgjisë e Moldavisë.

    “Rusia duhet të përfshihet vetëm nëse Prishtina pajtohet, dhe kjo nuk duhet të ndodhë përderisa Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran brenda kufijve aktual. Është e qartë se Rusia po kërkon një zgjidhje territoriale që do t’i ndihmojë në justifikimin e aneksimit të Krimesë dhe krijimin e shteteve kukulla në Osetinë e Jugut, Abhazi dhe Transnistri”, ka thënë Serwer.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.