×
  • Lajme
  • Lajme

    Faza e dytë e rihapjes mund të shtyhet, nëse përkeqësohet situata me Covid-19

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se së fundi është parë një përkeqësim i situatës epidemiologjike në Kosovë dhe nëse vazhdohet ky trend mund të shtyhet faza e dytë e planifikuar më 18 maj për hapje graduale.Ai tha se qytetarët dhe bizneset i kanë keqkuptuar mesazhet e lirimit të masave.

    “Komiteti për Menaxhimin e pandemisë Covid-19 ka mbajtur mbledhje të rregullt dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë konstatuar se ka një përkeqësim sa i përket situatës epidemiologjike, pasi kemi pasë ngritje të rasteve tri ditët e fundit pasi rastet arritën deri në një. Ajo çka ka shqetësuar Komitetin është mesazhi i gabuar në popullatë që shifrat e ulëta i kanë kuptuar si mundje ndaj epidemisë”.tha ai në Klan Kosova.

    “Në fundjavë Komiteti do të bëjë disa konstatime për situatën me virusin, por do ta merr parasysh edhe si do të sillen qytetarët dhe bizneset. Nëse në fundjavë konstatohet se situata po përkeqësohet mund të shtyhet fillimi i fazës së dytë më 18 maj. Tash nuk ka vendim, por nëse rriten rastet dhe bizneset e qytetarët nuk i zbatojnë masat mund të ndodhë që e shtyjnë fillimin e hapjes graduale ekonomike.

    S’ka ende vendim, por kjo s’nënkupton përçimin e mesazhit se lufta kundër koronavirusit ka përfunduar”.Vdekja e sotshme e pacientes së dializës nga Rahoveci e ka çuar në 29 numrin total të vdekjeve, 20 prej të cilave janë nga komuniteti shumicë në Kosovë dhe nëntë janë nga veriu i Kosovës që janë raportuar në IKSHPK.Deri tani janë bërë 10,130 testime, 895 raste kanë rezultuar pozitive, 657 janë shëruar dhe 209 raste janë aktive.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.