
Zv.ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, i ka reaguar presidentit serb, Aleksandër Vuciq, i cilu u ankua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në deklaratën e Vuciq, thuhet se pret nga Trump të jetë më i mirë se Albright dhe Engel.
Kurse, Gecaj ka thënë se më parë që Vuçiq të kuptoi se Clinton, Albright, Engel, Obama, por edhe dy Presidentët Bush dhe Trump, ishin dhe mbesin kundërshtarë të atyre politikave hegjemoniste, e jo të popullit serb, aq më shpejtë rajoni ynë do të pacifizohet dhe vendet tona do të lëvizin drejt anëtarësisë së plotë në familjen e madhe të shteteve demokratike evro-atlantike.
Shkrimi i plotë nga Bajram Gecaj
SHBA janë këtu për të qëndruar!(USA is here to stay)
Aleksandar Vuçiq paska deklaruar se Lidhja e Tretë e Prizrenit, e formuar në vitin 1946 në Neë York, i paska “kushtuar [shtetit serb] më shumë se Lidhja e Parë dhe e Dytë e Prizrenit” dhe se ai pret “shumë më shumë nga administrata e Presidentit Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, se sa nga zonja Albright dhe zotëriu Engel”. Deklarim ky i tipit “spin doctoring” (doktor të dredhisë), e që fatkeqësisht po ja arrin të gjejë hapësirë helmuese edhe në qarqet tona. Lidhja e Parë, e Dytë, e Tretë e Prizrenit …. Lidhja Demokratike e Kosovës … të gjitha ishin të orientuara kundër politikave hegjemoniste serbe, dhe një frymë e tillë do të rilindë çdoherë dhe kurdoherë që ato politika të rigjallërohen për të rrezikuar lirinë, pavarësinë dhe demokracinë tonë. Armiku i Vuçiq dhe i shtetit serb nuk janë shqiptarët, por politikat nacionaliste nga të cilat Serbia do të duhej të shkurorëzohet një herë e përgjithmonë. Të gjitha administratat amerikane të dy dekadave të fundit (pa përjashtim) ishin përkrahëse dhe promotorë të lirisë dhe të vlerave demokratike. Sa më parë që Vuçiq të kuptoi se Clinton, Albright, Engel, Obama …, por edhe dy Presidentët Bush dhe Trump, ishin dhe mbesin kundërshtarë të atyre politikave hegjemoniste, e jo të popullit serb, aq më shpejtë rajoni ynë do të pacifizohet dhe vendet tona do të lëvizin drejt anëtarësisë së plotë në familjen e madhe të shteteve demokratike evro-atlantike. Nuk duhet të mashtrohemi e të mashtrojmë, pasi që asnjë administratë amerikane nuk mundet dhe nuk do të lëvizë asnjëherë nga vlerat dhe parimet e tyre.FOTO: Takim i Lidhjes së Tretë të Prizrenit, Neë York, 1966.