
4,213 pacientë me koronavirus u raportuan në një periudhë 24-orëshe në Indi.
Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet e këtij shteti.
Ky numër, sipas tyre, është më i madhi i rasteve të identifikuara në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.
Ndryshe, të paktën 67,152 persona brenda vendit janë diagnostikuar me Covid-19, raporton CNN.
Prej tyre, 20.916 janë shëruar, derisa 2.206 kanë vdekur.