
COVID-19 e ka rritur papunësinë në Kanada me 13% që nga muaji prill. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, kjo është rritja më e madhe mujore që nga viti 1982. Në total, që nga fillimi i krizës ekonomike për shkak të pandemisë në mes të marsit, ekonomia kanadeze ka humbur më shumë se tre milionë vende pune.
“Këto shifra na tregojnë atë që ne të gjithë e dimë, shumë kanadezë po vuajnë si rezultat i kësaj pandemie”, tha kryeministri, Justin Trudeau.
Shifrat e papunësisë për muajin prill janë, megjithatë, nën parashikimet e analistëve që parashikojnë një shkallë papunësie prej 20% dhe pesë milionë vende të humbura.
Quebec, provinca që ka më shumë se gjysmën e rasteve të infektimit dhe vdekjeve me COVID-19 në vend, është ajo që regjistroi rritjen më të madhe të papunësisë, në 17%.
Rreth 6,7 milionë kanadezë kanë bërë kërkesë për një përfitim emergjence që nga 19 prilli, një program qeveritar për të ndihmuar kanadezët që janë pa të ardhura për shkak të koronavirusit.