×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këshillat, ja çfarë duhet të bëni kur keni temperaturë të lartë

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Temperatura e lartë mbi 37°C tregon gjithnjë që në organizmin e njeriut ka diçka që nuk shkon. Së fundmi, në listën e problemeve të ndryshme që manifestohen me temperaturë është shtuar edhe virusi COVID-19. Pavarësisht problemit apo infeksionit ka disa masa që secili prej nesh mund të marrë për të lehtësuar barrën e organizmit.

    Pijet e Ndaluara

    Pijet alkolike, ato të gazuara dhe me kafeinë duhen shmangur plotësisht nëse keni temperaturë. Ato shkaktojnë dehidratim dhe kur kemi temperaturë trupi ka nevojë vetëm për ujë. Burrat dhe djemtë duhet të pijnë deri në 3 litra ujë në ditë ndërsa gratë dhe vajzat mbi 2 litra në ditë.

    Veshjet e Trasha
    Gjatë etheve dhe temperaturës së lartë, nuk duhet ta teproni me veshjet dhe batanijet. Organizmi nuk ka nevojë për një burim tjetër nxehtësie sepse temperatura do të përkeqësohet.

    Barnat
    Ilaçet e grupit Acetaminophen (Paracetamol, Panadol, Tylenol, etj.) janë përgjithësisht efikase në trajtimin e temperaturës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të shtoni dozat e ilaçeve sepse mund të shkaktoni dëme serioze në mëlçi. Të rriturit nuk duhet të marrini mbi 1,000 mg paracetamol në një herë të vetme ndërkohë që kufiri ditor është 2,000 mg. Për fëmijët, doza duhet të jetë më e ulët dhe gjithnjë në konsultë me pediatrin. Fëmijëve dhe minorenëve nuk u duhet dhënë aspirinë sepse mund të jetë fatale.

    Oreksi
    Temperatura e lartë e përshpejton metabolizmin, çka do të thotë se organizmi ka nevojë për më shumë kalori nga ushqimet. Nëse ju nuk konsumoni ushqime me pretendimin se u ka ikur oreksi, do të dëmtoni më shumë sistemin imunitar.

    Gjumi
    Sistemi imunitar shpenzon shumë energji për të luftuar një infeksion gjatë ditës. Kur njeriu është në gjumë, trupi ka të gjithë kohën e duhur për tu rimëkëmbur. Mungea e gjumit nxit kohëzgjatjen e infeksionit apo sëmundjes. Sasia e rekomanduar e gjumit është 7 deri në 9 orë.

    Dushi Me Ujë Të Ftohtë
    Uji i ftohtë mund të ulë temperaturën por për një afat shumë të shkurtër dhe më pas të shfaqen ethet. Muskujt dhe trupi dridhet sepse përpiqet të rikthejë temperturën normale. Në vend të ujit të ftohtë, ekspertët këshillojnë banjë me ujë të ngrohtë, por jo shumë të nxehtë.

    Mos u Panikos
    Fakti që mund të kesh temperaturë në këto kohë, nuk do të thotë patjetër se je infektuar me COVID-19. Temperatura shfaqet si pasojë e një infeksioni bakterial por edhe virozash. Konsultohuni me mjekun për simptomat dhe mos u panikoni./AgroWeb.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.