×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Arsyet kryesore për shëndetin përse duhet të hani vezë çdo ditë

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut. Sipas informacioneve, ato bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin.

    Vezët Ofrojnë Proteina Të Plota

    Një vezë përmban nëntë amino acidet thelbësore që përbëjnë shtyllat kryesore të proteinës. Këto amino acide nuk prodhohen dot nga trupi. Veza përmban 6 gramë proteinë dhe gjysma e saj gjendet tek e bardha e vezës.

    Vezët Janë Të Pasura Me Ushqyes
    Një vezë e vetme ofron proteinë cilësore por edhe vitamina e minerale të dobishme. Këtu përfshihet: seleniumi, fosfori, vitamina B12 dhe antioksidantët, të cilët i mbajnë qelizat të shëndetshme.

    Vezët Ulin Trigliceridet
    Niveli i triglicerideve duhet të jetë i ulët për një shëndet të mirë. Vezët, veçanërisht ato të pasura me acide yndyrore si omega-3, duket se kanë aftësinë të ulin nivelin e triglicerideve.

    Vezët Ulin Gjasat E Shfaqjes Së Ishemisë
    Studimet sugjerojnë se një vezë në ditë ul rrezikun e ishemisë. Sipas një studimi, njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 30% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e ishemisë.

    Vezët Janë Të Mira Për Zemrën
    Njerëzit që hanë vezë rregullisht janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 kanë një zemër të shëndetshme falë një regjimi ushqimor ku përfshihen vezët. Studimet konfirmojnë se njerëzit që hanë një vezë në ditë janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

    Vezët Të Ngopin
    Njerëzit që hanë vezë në mëngjes ndihen më të ngopur gjatë ditës. Përllogaritjet shkencore tregojnë se personat që hanë një vezë në mëngjes marrin 130 kalori më pak në drekë.

    Vezët Për Shëndetin E Syve
    Antioksidantët tek veza mbrojnë shëndetin e syve dhe parandalojmë sëmundjet e ndryshme. Antioksidantët gjenden edhe tek barishtet por vezët janë një burim më i mirë falë yndyrës që lehtëson përthithjen e tyre.

    Vezët Për Një Mendje Të Mprehtë
    Vezët përmbajnë vitamin D e cila mirëmban shëndetin e trurit dhe komunikimin mes qelizave nervore. Për më tepër, vezët përmbajnë kolinë, një vitaminë e veçantë për shëndetin e trurit. Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e kolinës shkakton përkeqësim të kujtesës./AgroWeb.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.