×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Prizrenit kthen në Shqipëri 36 lypsarë, por ka një apel për qytetarët

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Policia në Prizren ka ndaluar sot 36 persona të moshave të ndryshme të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në Prizren. Në një njoftim të policisë bëhet e ditur se të gjithë këta persona janë nga Shqipëria

    Drejtoria e policisë në Prizren përmes një komunikate për media ka theksuar se personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë janë identifikuar dhe janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë, ku edhe janë pranuar nga autoritetet e shtetit shqiptar.

    “Më datë 06 maj 2020, stacioni policor ne Prizren ka ndaluar gjithsej 36 persona të moshave të ndryshme duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit romë nga Republika e Shqipërisë të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit. Personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë janë identifikuar dhe të njëjtit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë të cilët janë pranuar nga autoritetet e Shtetit Shqiptarë”, theksohet në njoftimin e policisë.

    Policia ka njoftuar se një praktikë të tillë do ta vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, që lëmoshë kërkuesit të largohen nga rruga, në kohën kur vendi po përballet me rrezikun e virusit COVID-19.

    Po ashtu, policia ka apeluar tek qytetarët që të mos u japin para këtyre personave pasi ata mund të jenë edhe viktima të trafikimit.

    “Apelojmë që qytetarët të mos i joshin më dhënien e parave në rrugë këtyre kategorive pasi të njëjtit mund të jenë edhe viktima të trafikimit, por të njëjtit ndihmat apo solidaritetin ta adresojnë përmes mekanizmave përkatës e legjitim si të kuvendit komunal, kryqi i kuq, bashkësitë fetare apo organizatat humanitarë të legalizuara”, thekson njoftimi i policisë së Prizrenit.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.