×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Skënderbeu ka qenë burim frymëzimi për luftën tonë çlirimtare

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka kujtuar 615 vjetorin e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “jo vetëm ndër shqiptarë, por për shekuj me radhë edhe në mbarë Evropën, figura e Skënderbeu është admiruar si simbol i lirisë, si imazhi i një heroi të mirëfilltë që gjithmonë ndodhej vetë në vijën e parë të luftës e që kurrë nuk hezikonte të rrezikonte e sakrifikonte për idealet, atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij”.

    I pari i PDK-së ka thënë gjithashtu se Skënderbeu ka qenë burim frymëzimi edhe për luftën çlirimtare në Kosovë.

    Duke rikujtuar se heroi kombëtar e ka marrë emrin Gjergj për shkak se ka lindur në ditën e Shën Gjergjit, Veseli i ka uruar të gjithë shqiptarët që e kremtojnë ditën e Shën Gjergjit.

    Postimi i plotë i Kadri Veselit në Facebook:

    615 vjet më parë ka lindur heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili është një ndër simbolet kryesore të kombit tonë. Gjergj Kastrioti realizoi gjithashtu bashkimin e parë të shqiptarëve në Besëlidhjen e Lezhës, duke vendosur gurin e themelit të përpjekjeve shqiptare për liri e për shtet të pavarur. Edhe pse ka kaluar më shumë se një gjysëm mijëvjeçar, kujtimi për të vazhdon të jetë i gjallë dhe burim frymëzimi për kombin tonë e prandaj ende vazhdojnë t’ua vendosin djemve emrin Kastriot. Me këtë rast uroj të gjithë Kastriotët për emrin e denjë që mbajnë.

    Jo vetëm ndër shqiptarë, por për shekuj me radhë edhe në mbarë Evropën, figura e Skënderbeu është admiruar si simbol i lirisë, si imazhi i një heroi të mirëfilltë që gjithmonë ndodhej vetë në vijën e parë të luftës e që kurrë nuk hezikonte të rrezikonte e sakrifikonte për idealet, atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij. Skënderbeu ka qenë burim frymëzimi edhe për luftën tonë çlirimtare pasi ai ka dëshmuar se kur bën një luftë të drejtë e të ndershme, mund t’ia dalësh ta mposhtësh një fuqi shumë të madhe, pavarësisht se lufton me forca e mjete ushtarake shumë më të pakta.

    Heroi ynë kombëtar ka lindur në ditën e Shën Gjergjit, prandaj edhe prindërit i kanë vënë këtë emër. Dita e Shën Gjergjit festohet nga shumë bashkëkombas tanë si festë fetare por edhe në disa zona të Kosovës si festë që simbolizon përfundimin e dimrit dhe i ardhjes së stinës së verës. Prandaj edhe ia uroj gëzuar ditën e Shëngjergjit çdo shqiptari që e kremton!

     

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.