×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH thotë se po bëhen manipulime me dokumente rreth rastit të A.M

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se dokumenti që është publikuar sot në media, e në të cilin shkruhet se 26 vjeçari që ka ndërruar jetë dje kishte probleme shëndetësore, nuk është lëshuar nga MSH’ja.

    Përmes një komunikate nga Ministria e Shëndetësisë, kanë deklaurar se ai është një dokument orientues i lëshuar nga ambasada e Kosovës në Gjermani.

    “Duke e parë keqpërdorimin që media dhe individë të caktuar janë duke i bërë një dokumenti orientues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, përkatësisht listës së të riatdhesuarve nga Gjermania të datës 2 maj 2020, ku figuron edhe emri i të ndjerit A. M. qe vdiq më 3 maj, dhe për në cilin në këtë dokument të Ambasadës shkruan se “prob. shëndetësore, posedon vërtetem”, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sqarojë se ky dokument nuk është i MSh-së siç po manipulohet me të dhe se i ndjeri, pavarësisht çfarë shkruan në listën e Ambasadës, me rastin e riatdhesimit në Kosovë, nuk ka prezantuar asnjë vërtetim mjekësor”, thuhet në reagim.

    Tutje, nga MSH kanë deklaruar se nuk do t’i publikojnë raportet e mjekëve të përpiluara për të ndjerin për shkaqe etike.

    “Ministria e Shëndetësisë posedon raportet mjekësore të të ndjerit, të përpiluara nga mjekët në pritje që për shkaqe të etikës mjekësore dhe ruajtjes së privatësisë nuk do ta bëj publik, ku gjatë marrjes së të dhënave anamnestike, në praninë e mjekut përgjegjës, me rastin e mbërritjes në Kosovë, i ndjeri nuk ka raportuar asnjë lloj sëmundjeve apo shqetësim shëndetësor. Për më tepër, MSh e ka edhe raportin me shkrim të profesionistit shëndetësor që e ka vizituar pacientin, të vërtetuar edhe përmes faksimilit mjekësor në të cilin, thuhet se pacienti nuk ka raportuar dhe as treguar për ndonjë sëmundje apo problem shëndetësor. Po ashtu, profesionisti shëndetësor e ka konfirmuar edhe “post factum” se i ndjeri gjatë kontrollimit mjekësor nuk ka deklaruar asnjë problem apo vërtetim shëndetësor”, thuhet në reagim.

    Ministria që udhëhiqet nga Arben Vitia ka kërkuar nga prokuroria e shtetit që të hetojë rastin.

    “Prandaj, Ministria e Shëndetësisë ri-përsërit se ka kërkuar nga Prokuroria e shtetit që të bëjë hetim të plotë rreth këtij rasti, ndërkohë që kërkon gjithashtu në të njëjtën kohë edhe hetim ndaj atyre që duke manipuluar me dokumente që nuk janë lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, po keqpërdorin tragjedinë e një të riu për qëllime të ulëta”, shkruhet në reagim

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.