×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ kërkon të zbardhen rrethanat e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    KMDLNJ ka kërkuar që të zbardhen rrethanat e vdekjes së 26 vjeçarit nga Komuna e Gjilanit, që ndërroi jetë dje gjatë ditës.

    Përmes një komunikate për media nga KMDLNJ kanë deklaruar se personat që vendosen në karantinë kundër vullnetit të tyre konsiderohen persona të privuar nga liria për aq kohë sa zgjat karantinimi.

    “KMDLNj kërkon nga Prokuroria e Shtetit të bëjë hetime për rastin konkret për faktin se për shkak të papërgjegjësisë institucionale një i ri ka humbur jetën. Kjo tragjedi ka qenë e evitueshme nëse institucionet përgjegjëse nuk do zbatonin standarde të dyfishta, dikush dhunshëm vendoset në karantinë kurse tjetri për shkak të statusit në shoqëri dërgohet në shtëpi. Prokuroria e Shtetit duhet të hetojë të gjitha rastet ku dyshohet se janë zbatuar standardet e dyfishta e për të cilat flitet sikur për një fshehtësi publike. KMDLNj kërkon që ky rast tragjik të mos keqpërdoret për përfitime politike por të solidarizohemi me familjen Musliu duke kërkuar dhe këmbëngulur që pergjegjësit të nxirren para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar. Agon Musliut i është mohuar e drejta elementare e njeriut, e drejta për jetë në emër të cilës janë vendosur masat shtrënguese e që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se janë në kundërshtim me Kushtetuten dhe të drejtat e njeriut.

    KMDLNj kërkon që të rishqyrtohen masat e karantinimit duke ua mundësuar që këto masa të zbatohen edhe në mjedise të familjes ose, në raste të rënduar të gjendjes shëndetësore, atëherë duhet të dërgohen në institucione shëndetëdore”, shkruhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.