
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Brazil nga koronavirusi kanë vdekur 275 persona. Me shifrën e re, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 7,025, njoftuan zyrtarët shëndetësorë të shtetit më të madh të Amerikës Jugore.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 4,588 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 101,147 persona.
Ndryshe, mbi 42 mijë pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Më 18 mars, në Rio de Janeiro dhe në Sao Paolo ishte shpallur gjendja emergjente për shkak të numrit më të madh të rasteve në nivel vendi.
Brazili është vendi më i prekur nga koronavirusi në Amerikën Jugore. Pavarësisht këtij fakti, presidenti Jair Bolsonare disa herë ka bërë thirrje që të largohen masat kufizuese dhe për këtë e ka shkarkuar ministrin e shëndetësisë.