×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet njëri nga ish-bashkëudhëtarët e 26 vjeçarit që vdiq në konvikt: Kishte depresion, por askujt s’i interesonte për të

    FrontOnline
    03 Maj 2020

    Kosova është tronditur nga një rast tragjik që ndodhi pasditën e sotme tek Qendra e Studentëve në Prishtinë.Tash e sa javë konviktet e studentëve janë shndërruar në karantinë për personat të cilët vijnë nga jashtë, vendim ky i Ministrisë së Shëndetësisë.Por, një i ri, 26 vjeçar nga komuna e Gjilanit, në rrethana ende të panjohura, kërceu sot nga kati i 5-të i konviktit numër 7.

    Ndërsa s’arriti t’u shpëtojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në QKUK.
    Viktima kishte ardhur nga Gjermania, ndërsa në kushtete anonimiteti një person i afërm i tij ka folur për Indeksonline, edhe ai një nga karantinuarit në konvikte.“Kam ardhë me këtë djalin që vdiq. Ai ka pas depresion të madh. I ka pas krejt dokumentat nga Gjermania, e ka pas udhëzimin që është dasht mos mu izolu, por me u vetkarantinu në shtëpinë e vet.

    Prej se ka ardhë ka qenë në gjendje depresive, ka kërku ndihmë mjekësore dhe me u liru prej konviktit, por askush s’e ka marrë parasysh situatën e tij. Mjekët as që kanë ardhë me vizitu”, ka treguar ai, duke mos pranuar të flas me emër për shkak se mendon se dikush mund t’i hakmerret për këtë.Indeksonline ka adresuar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësië, në lidhje me gjendjen shëndetësore të mëparshme të viktimës dhe nëse i njëjti ka kërkuar ndihmë nga ana e tyre, por që ky institucion s’ka kthyer përgjigje deri më tani.MSH ka dërguar vetëm një komunikatë në të cilën thotë se organet e hetuesisë janë duke u marr me sqarimin e rrethanave të vdekjes dhe se për fat të keq, me gjithë përpjekjet e mjekëve në Klinikën e Emergjencës, personi nuk ka mbijetuar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.