×
  • Kronika
  • Kronika

    Mbi 1 mijë e 400 të arrestuar gjatë muajit prill për moszbatim të masave ndaj Covid-19

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Mbi 1 mijë e 400 të arrestuar gjatë muajit prill për moszbatim të masave ndaj Covid-19

    Policia e Kosovës (PK), gjatë muajit prill, ka raportuar për 797 raste të mosrespektimit të masave ndaj pandemisë Covid-19 në tërë Republikën e Kosovës, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 1,463 personave.

    Këto të dhëna janë siguruar nga raportet 24 orësh të PK-së, për periudhën 1 prill – 30 prill 2020.

    Sipas të dhënave të PK-së, numri më i madh i të arrestuarve ka qenë në rajonin e Prishtinës, ku për 232 raste të tilla janë arrestuar 514 persona.

    Në rajonin e Prizrenit janë raportuar 248 raste me 398 persona të arrestuar, në rajonin e Gjakovës 70 raste me 152 persona të arrestuar, kurse në atë të Pejës janë raportuar 66 raste me 117 persona të arrestuar.

    Tutje, në rajonin e Gjilanit është raportuar për 69 raste me 106 persona të përfshirë, përderisa në atë të Ferizajt është raportuar për 33 raste me 71 persona të përfshirë.

    Sipas raporteve të publikuara nga ana e PK-së gjatë muajit prill, në rajonin e Mitrovicës së Jugut janë paraqitur 49 raste me 61 persona të përfshirë, ndërsa në atë të Veriut 17 raste me 19 persona të përfshirë.

    Ndryshe gjatë muajit në fjalë, në Departamentin e Kufirit janë raportuar 13 raste me 25 persona të arrestuar. /BetimipërDrejtësi

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.