
Lëvizja Vetëvendosje dje ka deponuar në Gjykatë Kushtetutese ankesën kundër dekretit të presidnetit Hashim Thaçi përmes të cilit Avdullah Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës si kandidat për kryeministër.
Por në ankesën e deponuar në Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur si argument edhe Kushtetutën e Serbisë për të treguar vakumin që ka Kushtetuta e Republikës së Kosovës, edhe përkundër faktit se në kushtetutën e Serbisë “Kosova cilësohet si pjesë e Serbisë”
“Pra, për të argumentuar më thellë çështjen e vakumit kushtetues në aktivizimin e nenit 95 dhe 95 par 4 të të Kushtetutës së Kosovës , jemi të detyruar që përmes kushtetutave të vendeve të rajonit dhe të shteteve të BE’së, të argumentojmë se si nuk mungojnë dispozita kushtetuese në formë të shprehur në krijimin e qeverive të reja pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverive aktuale”, thuhet në arsyetimin e shkruar në ankesën e VV’së pas të cilit është shfrytëzuar kushtetuta e Serbisë.
Një veprim i tillë nga partia që drejton Kurti ka nxitur reagime të shumta në vend.

E për një gjë të tillë tashmë kanë filluar raportimet nëpër mediat serbe.
Siç shkruan ‘republika.rs’ “kushtetuta e Serbisë është e pacenueshme dhe se shqiptarët po thirren në dokumentin e vetëm të vërtetë”.
