×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesi i LVV-së sqaron se pse u përdorë Kushtetuta e Serbisë në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i LVV-së, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka sqaruar se se pse u përdorë Kushtetuta e Serbisë në kërkesën drejtuar  Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, në tekstin e kësaj kërkese është sqaruar se rruga që po e ndjek presidenti dhe LDK-ja, janë praktika dhe norma kushtetuese të Serbisë, raporton
    portali “Front Online”.

    Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Sallahut:

    Mbi pretendimin e “patriotëve” se Vetëvendosje! ka përdorur Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e saj mbi Dekretin e Presidentit!

    Siç mund të shihet edhe në tekstin e Kërkesës, ne kemi thënë se rruga që po e ndjek presidenti dhe LDK-ja, janë praktika dhe norma kushtetuese të Serbisë!

    Pra, ky është një nga kundërargumentet tona, e jo dispozitë në të cilën bazohemi. Rruga që këta ndjekin për krijimin e qeverisë është e përcaktuar në Kushtetutën e Serbisë dhe jo në atë të Kosovës.

    Prandaj, këto pretendime, thjesht janë nxjerrë nga konteksti me qëllime të ulëta politike nga injorant të cilët merren me interpretime sipërfaqësore kushtetuese.

    • Kushtetuta e Serbisë

    Neni 130

    Një votim mosbesimi ndaj Qeverisë ose një anëtari të veçantë të Qeverisë mund të kërkohet nga të paktën 60 deputetë.
    Nëse Asambleja Kombëtare (Parlamenti) kalon një votë mosbesimi në Qeveri, Presidenti i Republikës është i detyruar të fillojë procedurat për zgjedhjen e Qeverisë së re.
    Nëse Asambleja Kombëtare nuk zgjedh Qeverinë e re brenda 30 ditëve nga data e votimit të mosbesimit, Presidenti i Republikës është i detyruar të shpërndajë Asamblenë Kombëtare dhe të caktojë zgjedhjet.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.