×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    Bie numri i bizneseve të regjistruara në tremujorin e parë të këtij viti

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2020.

    Sipas ASK-së, në tremujorin e parë të vitit 2020 (TM1 2020) gjithsej janë regjistruar 2311 ndërmarrje.

    Krahasuar këtë tremujor me tremujorin paraprak (TM4 2019) ka një rënie prej (-9.94%) të ndërmarrjeve të regjistruara.

    Ndërsa, krahasuar TM1 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2019) ka rënie prej (-3.86%) të ndërmarrjeve të regjistruara, raporton lajmi.net.

    Për sa u përket aktiviteteve ekonomike, më të preferuarat gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 590 ndërmarrje të regjistruara (25.5%);  Prodhimi  me 363 ndërmarrje të regjistruara (15.7%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 270 ndërmarrje të regjistruara (11.7%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 225 ndërmarrje të regjistruara (9.7%); Ndërtimtaria  me 213 ndërmarrje të regjistruara (9.2%), etj .

    Statistikat e ASK-së tregojnë se gjatë këtij tremujori, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2209 ndërmarrje të regjistruara (95.6%);  në kategorinë me 5 deri 9 të punësuar janë 64 sosh (2.8%); në kategorinë me 10 deri 19 të punësuar janë 25 ndërmarrje të regjistruara (1.1%); në kategorinë me 20 deri 249 të punësuar janë 13 ndërmarrje të regjistruara (0.6%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka ndonjë një ndërmarrje të regjistruar.

    Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 741 ndërmarrje të regjistruara (32.1%); Ferizaj me 178 ndërmarrje të regjistruara (7.7%); Prizreni me 162 ndërmarrje të regjistruara (7.0%);  Gjilani me 139 ndërmarrje të regjistruara (6.0%); Peja me 133 ndërmarrje të regjistruara  (5.8%); dhe Fushë Kosova me 101 ndërmarrje të regjistruara (4.4%). Ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.