
Infektologu Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se brenda 3 dite në Kosovë janë shëruar 83 pacientë nga Coronavirusi, shkruan Front Online.
“Rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë. Për 3 ditë – 83 pacientë të shëruar”, ka shkruar ai.
Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë të ditur se sonte në Klinikën Infektive janë vetëm 36 pacientë.
Postimi I plotë:
Rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë
Për 3 ditë – 83 pacientë të shëruar.
Sonte në klinikë bashkë me vetëm 36 pacientë.
Pandemia do të kalojë,
Virusi do të shkon nga këtu
Ne do të mbesim këtu. Të gjithë, ata që ishin të sëmurë e u shëruan, fëmijë, të rritur e të moshuar, të gjithë bashkë do të jemi këtu
Mos i gjykoni të sëmurët
Mos i fajësoni
Mos i stigmatizoni
Ata nuk janë fajtorë
As Ti qytetar i Kosovës nuk je fajtorë;
Fajtor i vetëm në ketë mes është virusi, i cili ka aftësi të përhapet. T’ia heqim përfundumisht këtë aftësi virusit.
Sa e vlefshme fjala e urtë shqipe:
“Pastërtia është gjysma e shëndetit” – e në këtë kohë pandemie- gjysma tjetër është distanca sociale; prandaj,
Kujdesu për higjienën personale
Mbaj distancën sociale.