×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbutën masat por Bosnja shënon rritje të rasteve me koronavirus

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Bosnjë-Hercegovina ka raportuar të mërkurën numrin më të madh të rasteve me koronavirus këtë muaj, pasi dy regjione autonome nisën zbutjen graduale të masave të kufizimit, shkruan Reuters.

    Është raportuar për 93 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit, krahasuar me 20 një ditë më herët dhe 49 dy ditë më herët, kanë thënë zyrtarët.
    Numri total i të infektuarve është rritur në 1.677, ndërkohë kanë vdekur si pasojë e COVID-19 65 persona. Janë testuar 29.130 veta.

    Republika Srpska, ku nga e hëna u fut në fuqi masa e re, e cila lejon të moshuarit të dalin në qytet për tri orë në çdo ditë pune dhe lejoi hapjen e disa bizneseve, raportoi për 59 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Autoritetet kërkuan nga qytetarët të mbajnë distancën dhe maska në çdo kohë.“Përqindja e rasteve pozitive në raport me numrin e testimeve është duke zbuluar një ulje të disiplinës individuale”, tha ministri i Shëndetësisë i Republikës Srpska, Alen Seraniq, duke shtuar se 8 për qind e atyre që u testuan në 24 orët e shkuara rezultuan pozitivë krahasuar me 5 për qind që ishte më parë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.