×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK-u kërkon të mos pensionohen mësimdhënësit derisa vazhdon mësimi nga distanca

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    SBASHK-u kërkon nga kryeministri në detyrë Albin Kurti që Qeveria të marrë një vendim për t’u lejuar punëtorëve të arsimit që kanë arritur moshën e pensionimit të vazhdojnë angazhimin deri në përfundim të procesit mësimor nga larg.

    Duke e argumentuar këtë kërkesë, SBASHK-u thekson se nëse pensionohen kuadrot arsimore që kanë plotësuar moshën do të vështirësohej rrjedha e mësimit nga distanca pasi që në këto rrethana procesi i rekrutimit të kuadrove të reja është tepër i vështirë dhe do të humbeshin ditë të tëra në pritje të afateve të konkursit.

    SBASHK-u thotë të gjithë mësimdhënësit e pensionuar nga 1 prilli 2020 deri më sot janë duke mbajtur procesin mësimor me nxënësit e tyre dhe këtë muaj rrezikojnë të mbesin pa paga dhe pensione për shkak se gjatë periudhës me pandemi nuk kanë marrë vendime të pensionit e as nuk kanë aplikuar për pensione.

    SBASHK-u beson se Qeveria e Kosovës do të marrë një vendim të tillë, i cili kontribuon që të largohen shqetësimet e mësimdhënësve që kanë arritur moshën e pensionimit dhe të vazhdohet me rrjedhën e mësimit nga distanca me kuadrot arsimore që e kanë nisur këtë formë të procesit arsimor.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.