×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikatat e Shëndetësisë do t’i drejtohen Avokatit të Popullit dhe KMDLNj-së lidhur me Pakon Emergjente

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, i ka dërguar letër kryeministrit ne detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, duke thënë se në në emër të gjithë punëtorëve shëndetësor shpreh indinjatën e thellë në lidhje me ndarjen e kompensimit shtesë për punëtorët shëndetësor bazuar në Pakon Fiskale Emergjente respektivisht Masa-6.

    “Po jua rikujtojë se para marrjes së vendimit tuaj në mbledhjen e Qeverisë ne me datë 29 Mars u jemi adresuar duke kërkuar që në këtë Pako të futen të gjithë punëtorët shëndetësor dhe stafi mbështetës duke filluar nga punëtorët e sigurimit, punëtorët e pastrimit, bartësit, vozitësit, punëtorët e shërbimeve teknike dhe të administratës, IT,profilet jo-mjekësore të punësuar në institucione shëndetësore, infermierët, mjekët, specialistët e të gjitha fushave mjekësore, farmacistët, psikologët, stomatologët e gjithë të tjerë”.

    Sipas Sylës ata kanë hasë në vesh të shurdhër dhe deklaron se si pasojë e kësaj zyrtarët e Kurtit kanë bërë presion tek menaxhmentet e institucioneve shëndetësore për pastrim të listave.

    “I nderuari Kryeministër në detyrë, me këtë ju po bëni shkelje të të drejtave të punëtorëve shëndetësor të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet pozitive të Republikës së Kosovës”.

    “Bazuar në këtë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do ti adresohet Avokatit të Popullit dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave Lirive të Njeriut në Kosovë”.

    “Në fund po jua themi OSE STIMULOJINI TË GJITHË PUNËTORËT SHËNDETËSOR OSE ASNJËRIN PREJ TYRE”.

    “Punëtorët shëndetësor dhe stafi mbështetës nuk janë për lëmoshë por kërkojnë respektin e merituar nga institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë letër.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.