
Katër të dyshuar meshkuj kanë sulmuar fizikisht një person me ç`rast i kanë shkaktuar edhe lëndime të rënda trupore, raporton “Front Online”.
Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK, teksa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në Drenas.
“Gllogoc 26.04.2020 – 09:50. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosvar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurort të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë. /Front Online