×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu thotë se deklaratat e kësaj jave zbuluan marrëveshjen që po i përgatitet Kosovës

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pretendon se deklaratat e gazetarit Baton Haxhiu dhe nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri, kanë zbuluar se cfarë marrëveshje e pret Kosovën në bisedimet me Serbinë.

    ‘’Javën që shkoi patëm disa deklarata tejet skandaloze dhe kriminale që tentojnë të përgatisin substratin e një marrëveshje të dëmshme me Serbinë thelbi i së cilës është ndarja e Kosovës.Për pozicionin dhe mënyrën e negociimit foli nënkryetari i LDK-së Haziri, duke treguar që më shumë se mbrojtje e kanë ofertë për Serbinë çështjen e kufijve, në anën tjetër kishim deklaratën e Baton Haxhiut, i cili përpos që para gjithë shqiptarëve na i shiti si të pavlera krimet e Serbisë në Kosovë foli edhe për ‘ridefinimin e veriut’.’’, shkroi ajo.

    ‘’Të dyja këto deklarata flasin qartë për PLAN-in që po i përgatisin Kosovës këta që aktualisht janë duke bërë përpjekje antikushtetuese për të formuar një qeveri jolegjitime. ”Gazetari” Haxhiu që për disa muaj na u zhdukë nga skena menjëherë na u paraqitë në media për të na treguar mbi ujditë e fundit me Serbinë. Pra, ky që së bashku me Presidentin para pak kohësh flisnin për ”një korrigjim të lehtë të kufijve” e ”dhuratën e Rankoviqit”, tash paska dalë me një emër të ri për idenë e vjetër të coptimit të Republikës së Kosovës nën titullin ”ridefinim i veriut”. Këta siç duket ujdinë e gatshme duan ta sjellin në Kosovë, por kjo gjë ka përfunduar njëherë e mirë. Protesta e shtatorit 29 shtatorit 2018 ”Një Popull s’i nënshtrohet një Njeriu” dhe zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar janë shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve të këtij vendi.’’, shtoi ajo.

    ‘’Ndërkaq deklarata e Baton Haxhiut se është e panevojshme të kërkohet dënimi i krimeve të luftës është krim për së dyti ndaj dëshmorëve të kombit, mbi 12 mijë të vrarëve, 1641 të pagjeturve, 20 mijë grave të dhunuara e familjarëve të tyre të cilët ende kërkojnë drejtësi.’’

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.