×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush po e keqpërdor situatën e pandemisë, kompanitë, apo zyrtarët e shtetit?

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Situata e pandemisë së Covid 19, është bërë mjaftë shqetësusese për shkak të rritjes së çmimeve. Por përveç kësaj shumë kompani kanë përfituar miliona euro me kontrata të negociuara me Ministrinë e Shëndetësisë dhe komunat në Kosovë.

    Gazetari Lavdim Hamidi, që drejton portalin FrontOnline, ka një karrierë që ka raportuar për keqpërdorime të qeverive në Kosovë. Shumë hulumtime edhe për tenderë. Ajo çka ia ka vërejtur prej kur nisi pandemia në këtë fushë është shqetësuese. Ai ka thënë se zyrtarët e prokurimit janë përfituesi më të mëdhaj të kësaj situate.

    “Realisht këto javët e pandemisë në kohë kanë qenë të arta për zyrtarët e korruptuar të zyrave të prokurimit publik. Kosova radhitet në shtetet më të korruptuar në fushën e prokurimit, në të gjitha raportet ndërkombëtare, për shkak të korrupsioni në këtë kohë nuk po zhvillohen procedurat e prokurimit ku po zgjidhen vetëm tri kompani pa paralajmërim për shpallën e tenderit, paramendo se çka ndodh në këtë vend.”

    Ai si gazetar ka vërejtur edhe probleme serioze për ta mbajtur nën përgjegjësi Qeverinë aktuale, e edhe institucione tjera, kur vije puna tek tenderët. I tregon mënyrat e dyshimta të bërjes së tenderëve e edhe rastet konkrete që tashmë janë ngritur në publik.

    “Nuk ka kurçfarë moniterimi dhe keqpërdorimi mendoj sipas mendim tim këto 50 ditë ka arrit kulminacioni, kemi pasur raste që vetë keni raportu për tenderin e shendetësisë 1 milion euro për furnizim emergjent për këtë kohë pandemisë tenderin e ka fituar punëdhënësi i ministrit. Në FrontOnline kemi raportuar për një tender rreth 40 mijë euro tender në Komunën e Deçanit për dezinfektues ku 50 ml është blerë 4 euro, çmimi pakicë në treg është 4 euro. Çfarë keqpërdorimi me një kontratë në vlerë prej 40 mijë, e kishte fituar kompania ‘Gipa’ pas shkrimit që u bë Komuna e Deçanit e anuloj tenderim”, ka thënë Hamidi.

    Ministria e Vitisë javët e fundit ka shpallur një tender për emergjent për furnizime me produkte medicionale. Peshon mbi 400 mijë euro. Një hulumtim i Insajderit gjeti që në këtë tender hise mori edhe një nga ish-punëdhënësit e vet Ministrit Vitia, kompania “Agani”. Arben Vitia në këtë firmë deklaron se ka qenë këshilltarë, por hulumtimi i Insajderit gjeti se ishte edhe pjesë e bordit të firmës hisedarë në tenderin mbi 400 mijë eurosh.

    Në kontratat për furnizime mjekësore kanë përfituar edhe shumë kompani të tjera. Disa prej tyre vetëm brenda muajit kanë arritur shumën 2 milionëshe.

    Kompania “LEGO SHPK” vetëm gjatë këtij muaji ka dalur të jetë fituese e shumës milionëshe 2,123,455.30. Në vlerë 1,716,492.00, kësaj kompanie iu është dhënë për furnizim emergjent me Covid 19 me maska. Kurse kontratat tjera vijonë nga 151,250.00 deri tek shuma më e vogël në 11,200.00.

    Tefik Sylejmani është një ekspert prokurimi. Ai ka një përvojë të gjatë në fushën në fjalë. Në këtë intervistë për InDoks, ai ka vërejtjet e shpjegimet e tij për ‘tenderomaninë’ në kohën e pandemisë me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.