
Pak më parë Komuna e Ferizajt pohoi se një person ka dal pozitiv sonte me virusin COVID-19, në këtë qytet. Kjo gjë u kumtua për media përmes një komunikate, mirëpo brenda disa minitash përmes një komunikate tjetër, nga kjo komunë u njoftua se nuk ka asnjë rast të ri në këtë komunë, raporton “Front Online”.
E gjith kjo ngatërresë është bërë pasi që një rast që ka qenë pozitiv pas testimit për herq të dytë ka rezultuar prapë pozitiv me virus.
“IKSHPK- ka përfshirë si rast edhe një ferizajas të infektuar me COVID-19, që në fakt nuk është rast i ri, por rast paraprak që pas ritestimit ka dalur pozitiv. Megjithatë, Ferizaj nga mostrat e marra ka zero raste të reja sot me CoronaVirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Ferizaj është 98 të infektuar me virusin COVID-19”, thuhet në komunikatën e Komunës së Ferizajt./Front Online