×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Nëse Kurti mund ta vendosë në profit Infrakosin për një vit, unë do t’i përkulem

    FrontOnline
    25 Prill 2020

    Drejtori i “Infrakosit”, Agron Thaçi, u shkarkua nga Bordi i përkohshëm i ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës – Infrakosi”.

    Për këtë vendim, Thaçi fillimisht bëri shaka në studion e Edicionit Special në Klan Kosova, duke bërë pyetje se a mos ka ndodhur edhe ndonjë shkarkim tjetër gjatë kësaj kohë sa ai ishte rrugës duke ardhur në Klan Kosova, meqë sipas tij, këto shkarkime sikur na janë bërë rutinë.

    “Kjo ka kaluar në rutinë dhe shaka. Çështja është se është një deformim institucional që po ndodh nga institucione të papërgjegjshme me mosnjohje elementare të trajtimit të institucioneve, sepse personat janë ata që i përbëjnë, është kultura, tradita, dija, prandaj duhet të kemi kujdes që t’i trajtojmë njerëzit në mënyrën më të mirë”.

    “Unë para disa ditëve jam suspenduar. Ishte një aktakuzë dhe është e njëjta sikur e katër-pesë drejtorëve të drejtorive në Komunën e Prizrenit, të cilën para disa ditësh Konjufca e kualifikoi si aktakuzë politike.

    “Edhe e imja është e tillë, sepse edhe unë e mbrojta pronën e në Prizren dhe e fitova rastin”.

    “Unë nuk e di arsyen e shkarkimit tim. Është mbajtur takimi i rregullt të bordit. Gjatë ditës jam informuar se diçka po lëviz dhe sapo dëgjova për shkarkimin e kryeshefit të Telekomit, më është krijuar një ndjeshmëri se diçka do të ndodhë edhe me mua”.

    Kjo është fushatë puro politike. Është e parapërgatitur dhe e zier ne kuzhinat politike”

    “Nuk po bëhet analizë e mirëfilltë e ndërmarrjeve. Unë personalisht jam ky me këtë përgatitje shkollore, inxhinier me bazë, kandidat për dektoraturë, me përvojë 24 vjeçare, me përvojë në menaxhim të larte në sektorin hekurudhor”.

    “Ne merremi me infrastrukturë dhe si e tillë nuk është në gjendjen më të mirë, por është e gatshme për transport. Kemi funksionuar me humbje në pjesën më të madhe të kohës, por qytetarët dhe mediat nuk e kuptojnë funksionimin”.

    “Edhe Albinin dërgojeni në Infrakos, dhe po ju garantoj dhe po ju jap një vit kohë, në qoftë se e vendosë ndërmarrjen me profit në fund të vitit, do t’i përkulem gjatë gjithë kohës”.

    “Qëllimi i ndërmarrjeve të shërbimit nuk është profiti. Shteti nuk hap ndërmarrje për ta kthyer fitimin. Është dizajnuar asisoji që ne të jemi në gjendje të ofrojmë shërbime kualitative”, u shpreh Thaçi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.