×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmërimi i Macronit: Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Për të përballuar pasojat ekonomike të krizës së Covid-19 dhe për të stimuluar ekonominë, vendet e BE-së miratuan pas bisedimesh të vështira një paketë ndihmash.Samiti i BE miratoi paketën prej 540 miliardë euro për mbështetje për kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për shtetet që kanë borxhe.

    “Ne mendojmë se kemi në dorë një instrument të rëndësishëm për të ndihmuar shpejt dhe në mënyrë efektive,” tha pas takimit kancelarja Angela Merkel. Për shkak të garancive nga ana e shtetit, paketa duhet të miratohet edhe prej Bundestag-ut.

    Kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili kishte rezerva në lidhje me ndihmën nga paketa e shpëtimit të euro ESM, nuk e kundërshtoi këtë marrëveshje. Ndihma pritet të jetë gati deri më 1 qershor. Po ashtu krerët e shteteve dhe të qeveritë diskutuan edhe për një program stimulimi ekonomik për nxitjen e ekonomisë. Megjithatë ende nuk dihet se si do të strukturohet fondi i rimëkëmbjes, pra përmes granteve apo kredive.

    “Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë”Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte dëshiron që fondi i zhvillimit të ketë 1.5 bilion euro. Paratë duhet të ofrohen si “subvencione”, citojnë agjencitë italiane të lajmeve Conten. Për këtë Komisioni i BE-së duhet të paraqesë një propozim “sa më shpejt të jetë e mundur”.

    Presidenti francez Emmanuel Macron pret që diskutimet për fondin do të jenë të vështira për shkak të mosmarrëveshjeve dhe kufizimeve politike. Në të ardhmen do të nevojiten programe masive për ndihma. Macron tha se “nevojitet një reagim solidar, i organizuar dhe i fortë për shkak të përmasave të kësaj tronditjeje.

    “Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë,” paralajmëroi ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.