
Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Osmani është shprehur se Këtë vit, për shkak të Coronavirusit, besimtarët në Kosovë, sikur gjithandej nëpër botë, nuk do të mund të bashkohen në iftare tradicionale me familje e miq.
Shkrimi i plotë:
Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaj i agjërimit, por edhe i sakrificës dhe i dashurisë njerëzore. Për besimtarët islamë dhe gjithësecilin që beson në vlerat njerëzore, ky muaj është edhe rikujtim i integritetit individual, i humanizmit dhe i solidaritetit me njerëzit në nevojë.
Këtë vit, për shkak të Coronavirusit, besimtarët në Kosovë, sikur gjithandej nëpër botë, nuk do të mund të bashkohen në iftare tradicionale me familje e miq. Por, të gjithë ne jemi të bashkuar në zemrat tona për ta fituar betejën me Coronavirusin dhe për ta bërë Kosovën vend më të mirë e vend ku integriteti e humanizmi janë vlera mbizotëruese.
Agjërim të lehtë!